Trazira përsëri në SHBA, policia vret një afro-amerikan

Trazira përsëri në SHBA, policia vret një afro-amerikan

09:12, 25/12/2020

Shpërthen sërish zemërimi në SHBA pas vrasjes së një tjetër afro-amerikani nga forcat e policisë.

Ngjarja është raportuar në Ohio, ku forcat e policisë kanë vrarë një 47 vjeçar pranë shtëpisë së tij, i cili nuk ishte i armatosur.

Sipas të dhënave paraparake, policia kishte marrë një telefonatë për shqetësime në zonë pa specifikuar detaje të mëtejshme.

Ngjarja është filmuar nga një telekamera, ku shfaqet 47-vjeçari Andre Maurice Hill ndërsa bisedon me efektivët dhe në dorë ka telefonin e tij, i cili u qëllua pa paralajmërim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco