Digjet kampi i refugjatëve në Bosnje, mijëra persona mbesin të pa strehë

Digjet kampi i refugjatëve në Bosnje, mijëra persona mbesin të pa strehë

15:26, 24/12/2020

Më shumë se një mijë refugjatë dhe emigrantë nga Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut u lanë të flinin në të ftohtë pasi kampi i tyre në Bosnjën veriperëndimore u dogj mes një mosmarrëveshje midis politikanëve boshnjakë se ku t'i strehonin.

Të Mërkurën, një zjarr shkatërroi kampin në Lipa duke strehuar rreth 1,200 njerëz. Policia dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë që zjarri ka filluar ndoshta nga njerëz të pakënaqur në mbylljen e përkohshme të kampit

Rreth 10,000 refugjatë dhe emigrantë nga Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë mbërthyer në Bosnjë, duke shpresuar të arrijnë vendet më të pasura në Bashkimin Evropian

Bashkimi Evropian, i cili kishte mbështetur Bosnjën me 60 milion euro për të menaxhuar krizën e refugjatëve dhe u zotua për 25 milion euro më shumë, u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur autoriteteve për të gjetur një alternativë për të kapërcyer  problemin e kampit por edhe duke paralajmëruar se një krizë humanitare mundet të ndodhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco