Furnizimi me vaksina kundër COVID-19/ Ja nga do i marrë Maqedonia e Veriut

Furnizimi me vaksina kundër COVID-19/ Ja nga do i marrë Maqedonia e Veriut

12:10, 24/12/2020

Mjekët, përkatësisht personeli mjekësor, janë kategoria e parë e qytetarëve të cilët do ta marrin vaksinën kundër Kovid-19, në kohë kur ajo do të jetë e kapshme për institucionet shëndetësore. Qëndrim i Qeverisë është se pas tyre, në rend do të jenë të sëmurët kronikë, qytetarët e moshuar, të punësuarit në kopshte dhe të tjerët në listën prioritare.

Negociatat për furnizim të drejtpërdrejtë të vaksinës kundër Kovid-19, siç theksuan dje nga Qeveria, janë në rrjedhë. Ata theksuan se nuk i presin vetëm donacionet, por i shfrytëzojnë të gjitha instrumentet që me kohë të furnizohen me vaksina. Sipas paralajmërimeve, deri më tani janë siguruar vaksina për rreth 400.000 qytetarë, që është paraparë të arrijnë në muajt e parë të vitit 2021. Përveç angazhimit personal për furnizim të vaksinave kundër koronavirusit, Maqedonia e Veriut, mori premtim nga shtetet fqinje si Bullgaria dhe Greqia, të cilat janë pjesë e BE-së, se do t’i ndahen vaksina në formë donacioni. Por, nuk saktësohet se kur do të ndodhë kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco