Britania ndalon udhëtimet nga Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të koronavirusit

Britania ndalon udhëtimet nga Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të koronavirusit

11:28, 24/12/2020

Udhëtimet për në Mbretërinë e Bashkuar, nga Afrika e Jugut janë ndaluar pas shqetësimeve për një variant të Covid-19 të lidhur me Afrikën e Jugut.

Njerëzit të cilët kanë qenë nose kanë kaluar tranzit përmes Afrikës së Jugut, 10 ditët e fundit nuk lejohen më në Britaninë e Madhe.

Rregulli i ri nuk vlen për shtetasit britanikë dhe irlandezë - por ata do të duhet të vetizolohen.

Varianti i ri i Covid-19 u zbulua në Londër dhe në veri-perëndimo të Anglisë në persona që kishin pasur kontakt me njerëz që kishin qenë në Afrikën e Jugut.

Departamenti për Transport tha se ndalimi pasqyron "rrezikun e rritur" nga varianti i ri, por do të mbahet nën shqyrtim.

Kushdo që kërkohet të bëjë karantinë do të duhet ta bëjë këtë për 10 ditë, së bashku me anëtarët e familjes së tij.

Mbajtësit e vizave në Mbretërinë e Bashkuar dhe banorët e përhershëm që vijnë nga Afrika e Jugut nuk do të preken - por ata gjithashtu do të duhet të vetë-izolohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco