Fluks i shtuar emigrantësh në pikat kufitare me Italinë dhe Greqinë

Fluks i shtuar emigrantësh në pikat kufitare me Italinë dhe Greqinë

11:20, 24/12/2020

Fluks i shtuar i emigrantëve në Pikat e Kalimeve Kufitare që kthehen në Shqipëri nga shtetet fqinje.

Festat e fundvitit por edhe masat shtrënguese të Greqisë dhe Italisë kryesisht përgjatë ditëve të fundit të vitit dhe fillimvitit 2021, kanë bërë që shumë shqiptarë që jetojnë në këto shtete të nxitojnë për të ardhur në Shqipëri.

Ditën e sotme në Kapshticë, kanë hyrë në territorin shqiptar 930 persona dhe 288 automjete

Në Pikat Kufitare të Gjirokastrës kanë kaluar 2 015 shtetas. 1 504 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 511 kanë dalë

Nga Porti i Vlorës kanë mbërritur nga Italia 120 pasagjerë, ndërsa nga ai i Durrësit 1 501 pasagjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco