Ngjarje e rëndë: Vritet me armë zjarri gazetari 27-vjeçar

Ngjarje e rëndë: Vritet me armë zjarri gazetari 27-vjeçar

09:29, 24/12/2020

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e medias. Një gazetar i njohur kolumbian që prej vitesh kishte denoncuar kërcënime me vdekje, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri.

Felipe Guevara, që mbulonte krimin e organizuar vdiq të mërkurën dy ditë pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në Cali, në jugperëndim të vendit, raportoi gazeta ku ai punonte.

 “Felipe Guevara, reporteri ynë i krimit, vdiq këtë të mërkurë pasdite pasi u plagos në një sulm të hënën në mbrëmje,” tha gazeta Q’hubo në llogarinë e saj në Twitter.Image

Guevara, 27-vjeçar kishte raportuar kërcënime me vdekje në polici që nga viti 2017, tha kryetari i bashkisë Cali Jorge Ivan Ospina në një konferencë shtypi, ku ai ofroi një shpërblim deri në 15,000 dollarë për çdo informacion mbi vrasësit.

Megjithëse policia fillimisht kishte mohuar sulmin kundër Guevara të ishte i lidhur me punën e tij si reporter dhe fotograf, Ospina tha se autoritetet po studionin “të gjitha hipotezat e mundshme” në lidhje me motivet e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco