Dritan Abazoviq nis betejën me të korruptuarit në Mal të Zi: Drejtësia do të trokasë në derën e secilit

Dritan Abazoviq nis betejën me të korruptuarit në Mal të Zi: Drejtësia do të trokasë në derën e secilit

12:17, 23/12/2020

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka nisur një betejë me të korruptuarit në këtë shtet.

Abazoviq ka thënë se mirëpret aktivitetet e Prokurorisë Speciale dhe se lufta kundër korrupsionit ka filluar, raporton Gazeta Express.

“Lufta kundër korrupsionit ka filluar! Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin! Ne i mirëpresim aktivitetet e Prokurorisë Speciale. Gjithçka është e mundur, kur ta dëshironi”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, politikani shqiptar ka premtuar luftë të ashpër kundër kriminalitetit pasi mori besimin e deputetëve, ku do të jetë edhe përgjegjës për sektorët e sigurisë, rendit dhe ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco