Greqi bëhet superfuqi rajonale, njihuni me flotën e frikshme ushtarake ‘Made in Franca’

Greqi bëhet superfuqi rajonale, njihuni me flotën e frikshme ushtarake ‘Made in Franca’

10:29, 23/12/2020

Konflikti më Turqinë mbi çështjen e Detit Mesdhe ka nxjerrë në pah edhe dobësinë e forcave të armatosura greke në krahasim me vendet e përparuara të rajonit.

Si pasojë qeveria greke e drejtuar nga Mitsotakis ka vendosur modernizimin e flotës ajrore por edhe atë detare duke porositur një mori avionësh luftarak Rafaele dhe fregata kryesisht nga Franca.

Greqia ka porositur 18 avionë luftarak Rafales ku 12 do të jenë të përdorur ndërsa 6-të do të jenë të rinj.

Kostoja e blerjes së 12 Rafales të përdorura dhe gjashtë të reja që do të bashkohen në Skuadronin e 332 të Forcave Ajrore në Tanagra së bashku me armët, pjesët e këmbimit dhe materiale të tjera arrin në 2.32 miliardë euro.

Me blerjen e avionëve luftarakë Rafale, fuqia e zjarrit e Forcave Ajrore pritet të shumëfishohet. Sistemet e përparuara Rafale kombinohen për të ofruar epërsi të ajrit. Paketa e sensorit të radarit AESA dhe sistemi i luftës elektronike Spectra, i konsideruar si sistemi më i lartë i disponueshëm në botë, ndihmojnë pilotët e Rafale të zbulojnë dhe synojnë avionët armik nga një distancë më e madhe.

Po ashtu kontrata përfshin blerjen e raketave meteor ajër-ajër, teknologji Ramjet, kanë një distancë prej 110 km, mund të zhvillojnë një shpejtësi të paktën pesë herë më të shpejtë se raketat e tjera ajër-ajër dhe në rast të luftës kanë aftësinë për të goditur më shumë se një aeroplan luftarak armik. Diapazoni i shumëfishtë i raketave Meteor dhe rrezja e të ashtuquajturës "zonë pa shpëtim" në 60 kilometra praktikisht nuk lejojnë që pilotët e armikut të shpëtojnë.

"Vendi ynë, siç kam premtuar, do të marrë fregata të reja, helikopterë anti-nëndetëse, dronë, do të vazhdojë azhurnimi i avionëve F-16", theksoi Kryeministrië martën e kaluar në Parlament.

Greqia po ashtu do të blejë fregata të reja dhe helikopterë ushtarak anti-nëndetëse “Romeo” që do ti sigurojnë asaj superioritet në konfliktet detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco