Britani-Francë/ Rihapet porti britanik i Dover pas arritjes së marrëveshjes

Britani-Francë/ Rihapet porti britanik i Dover pas arritjes së marrëveshjes

09:26, 23/12/2020

Porti britanik i Dover është rihapur këtë mëngjes pas marrëveshjes së arritur midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës që i jep fund ndalimit të përkohshëm të vendosur pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit.

Shërbimet hekurudhore, ajrore dhe detare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës rifilluan këtë mëngjes, pasi qeveria franceze ra dakord të lehtësojë ndalimin e saj të udhëtimit për shkak të frikës nga Covid.

Qytetarët francezë, shtetasit britanikë që jetojnë në Francë dhe transportuesit janë ndër ata që mund të udhëtojnë, nëse kanë një test negativ të më pak se 72 orë para nisjes.

Ushtarët janë bashkuar me stafin e NHS Test dhe Gjurmimit në Kent për të kryer teste të shpejta mbi shoferët e kamionëve të bllokuar.

Mijëra automjete janë bllokuar atje që nga mbyllja e kufirit të dielën.

Pavarësisht se Franca dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje, më shumë se 50 vende të tjera, duke përfshirë Italinë, Indinë dhe Pakistanin, po vazhdojnë të bllokojnë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.

Qeveritë e huaja vepruan pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi kufizime të nivelit të katërt në pjesë të mëdha të Anglisë jugore dhe lindore në përgjigje të një varianti të ri të koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco