Trump ‘lëshon dorën’ fal 15 persona përfshirë edhe aleatë republikan

Trump ‘lëshon dorën’ fal 15 persona përfshirë edhe aleatë republikan

09:11, 23/12/2020

Donald Trump ka lëshuar falje për 15 persona, përfshirë dy figura të dënuar për gënjeshtra ndaj FBI gjatë një hetimi në fushatën e presidentit amerikan.

Z. Trump gjithashtu fali katër roje sigurie të përfshira në një masakër të vitit 2007 në Irak dhe dy ish-kongresmenë.

Faljet përfshinin ish-anëtarët republikanë të Kongresit, Duncan Hunter nga Kalifornia dhe Chris Collins nga Nju Jorku. Trump uli dënimin e ish-kongresmenit Steve Stockman të Teksasit.

Collins, anëtari i parë i Kongresit që e mbështeti  Trump në fushatën për president, u dënua me dy vite e dy muaj burg pasi pranoi se kishte ndihmuar të birin dhe persona të tjerë të shmangnin 800,000 dollarë humbje në tregun e aksioneve kur mësoi se prova e një ilaçi i një kompanie të vogël farmaceutike, kishte dështuar.

Hunter u dënua me 11 muaj burg pasi u deklarua fajtor për vjedhje të fondeve të fushatës dhe shpërdorim parash që nga daljet me miqtë deri në festën e ditëlindjes së vajzës së tij.

Presidenti Trump njoftoi gjithashtu për faljen e aleatëve të tij të përfshirë në hetimin për Rusinë. Njëri ishte për George Papadopulos, këshilltari në fushatën e tij në vitin 2016, biseda telefonike e të cilit solli në nxitjen e hetimit për Rusinë që shoqëroi presidencën e Trump për gati dy vite. Ai gjithashtu fali avokatin hollandez Alex van der Zëaan, i cili u dënua me 30 ditë burg se kishte gënjyer hetuesit gjatë hetimit të këshilltarit të posaçëm Robert Mueller.

Sidoqoftë, Z. Trump deri më tani ka qenë më pak entuziast në përdorimin e të drejtës së tij për të dhënë mëshirë se çdo paraardhës i tij i fundit, sipas Qendrës Kërkimore Peë .

Barack Obama, të cilin Z. Trump e zëvendësoi në vitin 2017, dha 212 falje dhe 1,715 komutime - më së shumti që nga Presidenti Harry Truman në vitet 1940 dhe 1950. Në të kundërt, Z. Trump tani ka dhënë më shumë se 40 falje.

Përdorimi i Trump i butësisë presidenciale ka shkaktuar polemikë për shkak të natyrës së faljeve dhe komutimeve të tij, tha qendra e kërkimit.

Shumë kanë pasur një "lidhje personale ose politike me presidentin", sipas një analize të korrikut nga blogu Lawfare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco