Franca ndalon përdorimin e dronëve nga policia gjatë protestave në Paris

Franca ndalon përdorimin e dronëve nga policia gjatë protestave në Paris

07:30, 23/12/2020

Gjykata e lartë administrative e Francës ka mbështetur aktivistët e privatësisë duke vendosur ndalimin e përdorimit të dronëve nga policia për mbulimin e protestave publike në Paris.

Këshilli i Shtetit tha se prefekti i policisë së Parisit Didier Lallement duhet të ndalojë "pa vonesë" mbikëqyrjen me dronë të mitingjeve në rrugët publike.

Ky vendim vjen ndërsa parlamenti diskuton një projekt-ligj të diskutueshëm për sigurinë që përfshin përdorimin nga policia të dronëve.

Qëllimi kryesor i tij është të rregullojë mënyrën sesi njerëzit shpërndajnë video ose foto për policinë.

Grupi i të drejtave të privatësisë La Quadrature du Net (LQDN) ka argumentuar se masat kryesore të projekt-ligjit shkelin lirinë e shprehjes dhe se dronët e pajisur me kamera nuk ruajnë qetësinë, por ndjekin individët.

Këshilli i Shtetit vendosi se kishte "dyshime serioz mbi ligjshmërinë" e dronëve pa një tekst paraprak të autorizuar dhe përcaktuar përdorimin e tyre.

Grupi i të drejtave të privatësisë  tha se mënyra e vetme që qeveria mund të legalizonte mbikëqyrjen e dronëve tani ishte për sigurimin e "provës së pamundur" që ishte absolutisht e nevojshme për të ruajtur rendin dhe ligjin.

Vendimi është pengesa e dytë brenda një muaji për planet që qeveria ka ër përdorimin e dronëve. Në maj, e njëjta gjykatë vendosi që dronët nuk mund të përdoren në kryeqytet për të ndjekur njerëzit që shkelin rregullat e rrepta të bllokimit të Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco