BE bën thirrje të hiqen kufizimet me Britaninë: Shihni trafikun!

BE bën thirrje të hiqen kufizimet me Britaninë: Shihni trafikun!

19:19, 22/12/2020

Bashkimi Europian ka bërë thirrje që të hiqen kufizimet e vendosura me Britaninë e Madhe nga frika e një varianti të ri të koronavirusit.

Mbyllja e kufijve me Britaninë e Madhe ka krijuar probleme në furnizimin me mallra dhe ushqime.

Po ashtu në kufi janë krijuar radhë kilometrike. Problematik është sidomos kufiri me Francën. Pamjet e mëposhtme tregojnë se çfarë kaosi ka krijuar mbyllja  e kufijve.

Sipas BBC, Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e kufijve, ndërsa tani u mbetet në dorë vendeve anëtare që të vendosin.

Varianti i ri i koronavirusit thuhet se përhapet më lehtë, por nuk ka shenja se është më vdekjeprurës.

Thuajse të gjitha shtetet e BE kanë bllokuar lëvizjen me Britaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco