Greku fitoi çmimin nga Unicef për foton e vitit

Greku fitoi çmimin nga Unicef për foton e vitit

14:15, 22/12/2020

Çdo vit, UNICEF i  jep çmimin "Foto e Vitit" fotografisë që për mendimin e tij kap më së miri personalitetin dhe kushtet e jetesës së fëmijëve në të gjithë botën.

Për vitin 2020, çmimi iu dha fotografit grek Angelos Tzortzinis , i cili kapi momentin kur fëmijët refugjatë nga kampi Moria po vrapojnë për të shpëtuar veten nga zjarri që shpërtheu shtatorin e këtij viti, duke shkatërruar atë që kishte mbetur në qendër të pritjes.

Fotografi grek në një postim në mediat sociale shprehet se ndien “nder të veçantë” për këtë çmim, pasi thotë se  “fëmijët janë e ardhmja dhe ne jemi përgjegjës për ta” .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco