Ministri Gjerman: Ne jemi kundër embargos së armeve ndaj Turqisë

Ministri Gjerman: Ne jemi kundër embargos së armeve ndaj Turqisë

11:55, 22/12/2020

Gjermania është kundër kërkesave të Greqisë për vendosjen e embargos të armëve ndaj Turqisë për shkak të tensioneve në Mesdheun Lindor, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Heiko Maas, për agjencinë e lajmeve DPA tha se ai e konsideron embargon e armëve ndaj Turqisë "strategjikisht të padrejtë".

Nuk është e lehtë ta bësh këtë me një anëtar të NATO-s, tha ai, duke shtuar se Turqia bleu me lehtësi raketa nga Rusia kur nuk mund t'i merrte nga SHBA-ja.

Duke ndarë shpresat e tij se mosmarrëveshja në Mesdheun Lindor mund të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike, Maas tha: "Sigurisht, ne vazhdojmë të besojmë se ekziston një zgjidhje për konfliktin dhe se nuk duhet të heqim përgjithmonë një partner të NATO-s nga bashkëpunimi për armët".

Greqia bëri thirrje për një embargo të armëve të BE-së ndaj Turqisë për shkak të tensioneve të fundit në Mesdheun Lindor përpara samitit të udhëheqësve të BE-së më 10 dhe 11 dhjetor. Por një shumicë e udhëheqësve evropianë kundërshtuan idenë embargos së armëve ose sanksionesh ekonomike, duke zgjedhur në vend të kësaj një formë më të butë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco