Sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit,   nuk dihet se çfarë informacionesh janë vjedhur...

Sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit, nuk dihet se çfarë informacionesh janë vjedhur...

08:43, 22/12/2020

Departamenti amerikan i Thesarit, një prej agjencive qeveritare të shënjestruara në sulmin masiv kibernetik, për të cilin është fajësuar Rusia, ka pësuar shkelje serioze “ndonëse shkalla ende nuk dihet”, ka thënë senatori Ron Wyden.

Wyden, demokrat në Komitetin për Financa të Senatit, ka nisur një deklaratë duke ofruar detaje për shkeljet pasi është informuar për hakerimin nga agjencia e taksave IRS dhe Departamenti i Thesarit.

Ai ka thënë se dhjetëra adresa elektronike në Departamentin e Thesarit janë prekur nga ky sulm, duke përfshirë zyrtarë të lartë.

“Thesari ende nuk i di të gjitha veprimet e kryera nga hakerët, apo se çfarë informacioni është vjedhur”, ka thënë Wyden.

Ai ka shtuar se nuk ka të dhëna që agjencia e taksave është prekur nga sulmi, apo ndonjë taksapagues.

“Megjithatë, hakerimi në Departamentin e Thesarit duket se është i madh”, ka thënë senatori amerikan.

Ende nuk është bërë e qartë se çfarë kanë bërë hakerat me informacionin e siguruar, apo çfarë synojnë të bëjnë.

Departmaenti i Thesarit është një prej agjencive, departamenteve dhe kompanive të prekura nga ai që konsiderohet operacion serioz i hakerimit.

Wyden ka thënë se shkeljet në Departamentin e Thesarit kanë nisur të kryhen nga muaji korrik.

Mirëpo ekspertët për siguri kibernetike besojnë se i gjithë procesi i hakerimit ka nisur disa muaj më herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco