Franca ia ndalon për 48 orë Britanisë së Madhe transportin e mallrave

Franca ia ndalon për 48 orë Britanisë së Madhe transportin e mallrave

13:46, 21/12/2020

Ndalimi 48-orësh i Francës për transportuesit e mallrave nga Britania ishte “befasues”, ka thënë sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, midis kaosit të shkaktuar  në portet britanike.

Mirëpo vendimi s’ka të bëjë vetë me mallrat, kjo pasi që natën e kaluar u mor vendimi, që edhe transporti i udhëtarve nga Britania e Madhe drejt Francës do të ndalohet.

Megjithëse Grant Shappsi tha përçarja nuk ishte një “problem specifik” në lidhje me mungesat e ushqimit dhe ilaçeve në afat të shkurtër, qëllimi i Qeverisë ishte që “ta zgjidhin këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Menjëherë pasi francezët morën vendimin, ndoshta pak çuditërisht, se ata do të ndalonin transportuesit dhe jo vetëm udhëtarët, ne ishim në kontakt me Qeverinë atje”, tha Shappsi për Sky Neës të hënën në mëngjes.

Ai ka deklaruar se diskutimet po vazhdojnë midis qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës dhe se aeroporti i Manstonit në Kent do të hapet të hënën si një park kamionësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco