Sulm me bombë në Kabul, 9 të vrarë

Sulm me bombë në Kabul, 9 të vrarë

18:41, 20/12/2020

9 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i një makine-bombë në Kabul, këtë të dielë.

Shpërthimi që ndodhi më 20 dhjetor, ku udhëtonte Khan Mohammad Ëardak, pjesëtar i parlamentit, i cili mbeti i plagos në këtë sulm.

“Terroristët kanë kryer një sulm terrorist në qytetin e Kabulit. Fatkeqësisht, tetë qytetarë tanë janë vrarë dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe pse zyrtarët kanë fajësuar talibanët.

Javët e fundit, në Kabul ka patur një seri sulmesh.

Më 15 dhjetor, një bombë shpërtheu dhe pati sulm me armë zjarri në Kabul, ku u vranë tre persona, përfshirë edhe një zëvendësguvernator provincial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco