Zvicër, shqiptarja Vanesa Hamzaj zgjidhet prokurore në kantonin Jura

Zvicër, shqiptarja Vanesa Hamzaj zgjidhet prokurore në kantonin Jura

10:07, 19/12/2020

Zvicër - Një prokurore dhe dy zëvendësgjyqtarë u zgjodhën të enjten në mëngjes nga Parlamenti Jura gjatë asamblesë së tij themeluese.

Parlamenti rinovoi autoritetet gjyqësore kantonale të enjten në mëngjes, në Delémont për asamblenë konstituive të legjislaturës së re 2021-2025.

Deputetët zgjodhën Julien Theubet në postin e zëvendësgjyqtarit në Gjykatën Kantonale. Anne Kohler është emëruar zëvendësgjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe shqiptarja Vanesa Mehmetaj-Hamzaj u zgjodh prokurore nga legjislatura kantonale, raportuan mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch

Të gjithë gjyqtarët e tjerë të përhershëm dhe zëvendësues janë riemëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco