Zvicra merr vendim për motër e vëlla shqiptarë që shkuan në Siri kur ishin 16 vjeç Vajza që po gjykohet

Zvicra merr vendim për motër e vëlla shqiptarë që shkuan në Siri kur ishin 16 vjeç

09:01, 19/12/2020

Zvicër - Gjykata e Lartë e Zyrihut ka dënuar me burgim një të re nga Winterthuri, e cila kishte shkuar në zonën e Shtetit Islamik në vitin 2014 kur ishte 15 vjeçe. Pjesën më të madhe të dënimit, vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova tashmë e ka vuajtur. Por trupi gjykues ka vendosur që vajza tashmë 21 vjeçe, të mos e vazhdojë terapinë risocializuese, ndaj së cilës ajo po rezistonte, shkruan nzz.ch.

Gjykata e Lartë e Zyrihut ka bërë të ditur të enjten se është dëshmuar pa asnjë dyshim se e akuzuara ka qenë në Siri, në një rajon të ISIS, transmeton albinfo.ch.

Pas një apeli të bërë me shkrim, gjykata ka marrë vendim për këtë rast më 22 tetor. Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte shkuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik në Siri.

Vëllai thuhet se ka ndjekur një shkollë Kurani atje dhe ka mbështetur logjistikën e IS, përcjell albinfo.ch. Sipas aktakuzës, vajza atëkohë 15 vjeçe bënte punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijë të vegjël dhe jepte mësim anglisht. Vëllai dhe motra kanë qenë në kontakt të ngushtë me simpatizantët e IS dhe janë përpjekur të bindin familjarë dhe miq nga Zvicra për idetë e tyre.

Udhëtimi në SIri përshkruhet si një “mision ndihme”

Në procesin para gjykatës për të mitur në Ëinterthur, vitin e kaluar, të dy kishin refuzuar të dëshmonin dhe e kishin paraqitur udhëtimin e tyre si një përpjekje të padëmshme dhe ndihmesë për popullatën.

Gjykata megjithatë i kishte dënuar të dy për shkelje të normës që shpall të ndaluar organizatën IS. Vajza u dënua me kusht prej dhjetë muajsh, kohë të cilën ajo e ka vuajtur tashmë pasi ka qëndruar në burg për nëntë muaj gjatë periudhës së hetimit.

Para gjykatës së lartë ajo është mbrojtur kryesisht kundër masës së terapisë bisedore, të shqiptuar nga gjykata e ulët. Ndërsa Gjykata e lartë tani ka pranuar ankesën e saj.

E akuzuara tashmë nuk është adoleshente por e rritur. Ajo ka përfunduar me sukses arsimin profesional dhe është e integruar në jetën e punës, përcjell albinfo.ch. Vazhdim i mundshëm i masës kundër vullnetit të saj nuk do të ishte premtues.

Gjykata e lartë gjithashtu ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët që vajza të paraqitej rregullisht në polici.

Vëllai është sërish nën mbikëqyrjen e drejtësisë

Ndryshe nga motra e tij, vëllai një vjet më i madh e kishte pranuar aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës së Winterthurit. Ai është dënuar me njëmbëdhjetë muaj burgim. Gjatë periudhës së hetimit, ai tashmë kishte vuajtur dhjetë muaj burg.

Por ai, duket se nuk ka hequr dorë nga ideologjia: Prokuroria Federale tashmë ka iniciuar procedura të reja penale kundër tij, përsëri për shkeljen e ndalimit të ligjit mbi IS-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco