Fixhi, dy të vdekur nga cikloni i fuqishëm

Fixhi, dy të vdekur nga cikloni i fuqishëm

10:16, 18/12/2020

Një ciklon i fuqishëm goditi Fixhin, duke vrarë dy persona, përfshirë një foshnjë tremuajshe dhe duke lënë gjurmë shkatërrimi në të gjithë vendin e ishullit Paqësor, thanë autoritetet të premten.

Cikloni Yasa, një stuhi e kategorisë më të lartë, pesës, zbarkoi mbi provincën Bua në ishullin Vanua Levu të enjten në mbrëmje, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm, përmbytje të gjërë dhe erëra deri në 285 km në orë (ose 177 milje) nëpër arkipelag.

Shumë shtëpi u shkatërruan, ndërsa energjia u ndërpre në disa zona dhe rrugët u bllokuan nga pemët e rëna dhe përmbytja, thanë autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco