Në 84 vjetorin e lindjes, Papa Françesku zbulon dëshirën për ditëlindjen

Në 84 vjetorin e lindjes, Papa Françesku zbulon dëshirën për ditëlindjen

18:27, 17/12/2020

Papa Françesku festoi sot ditëlindjen e tij të 84.

Në këtë ditë të shënuar për të, Papa u ka bërë thirrje të gjitha vendeve për të siguruar që njerëzit më të varfër në botë të kenë akses në vaksinën Covid-19.

“Unë përsëris thirrjen time për politikanët dhe sektorin privat që të marrin masat e duhura për të siguruar aksesin në vaksinën Covid-19 për të ndihmuar pacientët dhe të gjithë ata njerëz të varfër” tha ai.

Gjatë fjalës, Papa shprehu keqardhjen e tij për “format e ndryshme të nacionalizmit, racizmit, ksenofobisë” por gjithashtu “për luftërat dhe konfliktet që mbjellin vdekjen dhe shkatërrimin“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco