Zëvendëskryeministri në Kripore: Menjëherë vendimi për pronësi, pastaj kthimi i prodhimit

Zëvendëskryeministri në Kripore: Menjëherë vendimi për pronësi, pastaj kthimi i prodhimit

12:33, 17/12/2020

“Qeveria e Malit të Zi urgjentisht duhet të sjellë vendimin rreth çështjes së pronësisë mbi tokën në Kripore. Kjo është pika më e rëndësishme ekologjike në Mal të Zi, e cila ka rëndësi ndërkombëtare”, deklaroi nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Ai të enjten vizitoi mbetjet e mbetjeve të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin, në delegacion me ministrin e financave Milojko Spajiq, ministrin e ekologjisë, urbanizmit dhe planifikimit hapësinor Ratko Mitroviq dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorët e tij.

Abazoviq dhe Mitroviq thanë se Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë që kompania të rifilloi funksionimin e saj dhe të kthehet prodhimtaria në Kripore.

Ky është kusht për ruajtjen e diversitetit, pajtohen edhe përfaqësuesit e organizatave ekologjike joqeveritare të cilët biseduan me to.
“Edhe ne jemi të gatshëm të punojmë, mirëpo po ashtu presim që statusi ynë të zgjidhet”, thanë punëtorët e Kripores.

Delegacioni i lartë qeveritarë paraprakisht bisedoi në Komunën e Ulqinit me drejtuesit e kësaj administrate lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco