Vritet një polic në Karolinën e Veriut, vritet edhe autori i sulmit

Vritet një polic në Karolinën e Veriut, vritet edhe autori i sulmit

09:38, 17/12/2020

Një oficer policie në Karolinën e Veriut u qëllua dhe u vra dhe një oficer tjetër u plagos të mërkurën në mbrëmje në një shkëmbim zjarri me një person, që gjithashtu u vra në vendin e ngjarjes, sipas raporteve të mediave amerikane.

Të shtënat me armë ndodhën në Concord, një qytet me rreth 79,000 banorë, rreth 27 milje në verilindje të qendrës së Charlotte.

As oficerët e policisë dhe as i dyshuari nuk u identifikuan menjëherë. Lëndimet e oficerit të plagosur u tha të ishin jo-kërcënuese për jetën, sipas FOX 46 të Charlotte.

Shoferëve dhe banorëve të zonës iu kërkua të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes në Gateëay Lane pranë Speedëay Boulevard, ku ndodhen disa biznese, sipas ËBTV-TV të Charlotte.

Kjo është vdekja e dytë në detyrë e një oficeri policie në zonën Charlotte në më pak se një javë.

E para ndodhi të premten e kaluar, kur oficeri i policisë në Mount Holly Tyler Herndon u qëllua dhe u vra gjatë një ndërhyrjeje në një lavazh lokal makinash, njoftoi WCNC-TV i Charlotte. Varrimi i oficerit u bë të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco