Navalny publikon videon: Ja kush donte të më vriste

Navalny publikon videon: Ja kush donte të më vriste

21:57, 16/12/2020

Miliona njerëz në gjithë botën kanë shikuar një video të publikuar nga lideri rus i opozitës, Aleksei Navalny, ku ai përmend disa burra, për të cilët pretendon se u përpoqën ta vrisnin me një helm të prodhimit ushtarak në muajin gusht. 

Burrat u përmendën, gjithashtu, në një raport të përbashkët nga Bellingcat, CNN, Der Spiegel dhe uebsajti hulumtues rus The Insider, i cili paraqet prova të hollësishme se ata ishin një ekip i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), të cilët ndoqën Navalnyn për disa vjet para se ta helmonin, shkruan Rel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco