Në Muhoc kthehet në funksion barnatorja

Në Muhoc kthehet në funksion barnatorja

14:07, 16/12/2020

Ushtruesi i detyrës së Barnatores së qytetit Naser Asani ka marrë vendim që barnatorja në fshatin Muhoc të riaktivizohet pas rreth 4 viteve.

Ky lajm i ka gëzuar pa masë qytetarët e Malësisë së Bujanocit, të cilët deri  më tani është dashur të udhëtojnë në pikat më të afërta, respektivisht në Bujanoc dhe në Rogan të Kamenicës për t'u furnizuar me barna. 

Barnatorja do të jetë e hapur çdo të mërkurë duke filluar nga ora 09:00, dhe përveç qytetarëve të Muhocit, do të jetë në shërbim edhe të të gjithë banorëve të Malësisë së Bujanocit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco