9-vjeçarja vdiq nga ndotja e ajrit/ Merret vendimi historik

9-vjeçarja vdiq nga ndotja e ajrit/ Merret vendimi historik

13:32, 16/12/2020

Për herë të parë, vdekja nga ndotja e ajrit është regjistruar si shkak zyrtar mjekësor në certifikatën e vdekjes së një 9-vjeçare.

Sipas Daily Mail, Ella Kissi-Debrah është i pari person në Britani që ndërron jetë zyrtarisht nga ndotja e ajrit.

Vogëlushja ndërroi jetë në shkurt të vitit 2013. Ajo vuante nga astma dhe pësoi një atak fatal. Më përpara ajo kishte kaluar disa kriza dhe kishte vizituar spitalin të paktën 30 herë.

Vendimi i parë, i cili theksonte se vogëlushja vdiq nga sëmundje respiratore akute, u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Ata morën parasysh provat e reja në lidhje me nivelet e ndotjes. Ella jetonte pranë një prej rrugëve me më shumë qarkullim makinash në Londër.

Një raport i paraqitur në Gjykatën e Lartë tregonte se niveli i ndotjes pranë shtëpisë së vogëlushes i kalonte vazhdimisht normat ligjore.

Ndërkohë që merret ky vendim historik, pyetja që lind është se a mund të ketë ndonjë padi në Tiranë për këtë çështje, kur dihet se kryeqyteti shqiptar, sipas Numbeo, është më i ndoturi në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco