Polonia dhe Hungaria luftojnë për të zhdukur 'gjininë' nga politikat e BE-së

Polonia dhe Hungaria luftojnë për të zhdukur 'gjininë' nga politikat e BE-së

10:47, 16/12/2020

Përpjekjet nga dy qeveritë nacionaliste-konservatore, të cilat kanë sulmuar të drejtat e LGBT dhe të drejtat e grave në shtete e tyre, po shkaktojnë zemërim midis disa vendeve anëtare të BE, të cilët e shohin këtë si një kthim prapa të të drejtave gjinore, shkruan Euobserver.

Në nëntor, Hungaria dhe Polonia shprehën kundërshtim të fortë ndaj një plani të BE për "promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave" si pjesë e politikës së jashtme të bllokut.

Përplasja me Budapestin dhe Varshavën është pjesë e një beteje të përshkallëzuar që të dy vendet po zhvillojnë për termin "barazi gjinore" në politikat e ndryshme të BE, nga çështjet sociale deri tek inteligjenca artificiale.

Kjo ndodhi pasi shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisionerja për partneritet ndërkombëtare, Jutta Urpilainen, prezantuan një plan të barazisë gjinore për politikën e jashtme të BE-së, të titulluar Plani i Veprimit Gjinor III, i cili synon të forcojë të drejtat e grave, vajzave dhe LGBTQI në të gjithë botën duke “sfiduar normat gjinore dhe stereotipet. ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco