Kriza në Tigray të Etiopisë: Mbi dy milionë fëmijë pa ndihma humanitare

Kriza në Tigray të Etiopisë: Mbi dy milionë fëmijë pa ndihma humanitare

09:38, 16/12/2020

Rreth 2,3 milionë fëmijë në rajonin verior Tigray të Etiopisë janë pa ndihma humanitare ndërsa dhuna vazhdon, ka paralajmëruar OKB.

"Mbrojtja e këtyre fëmijëve, shumë prej të cilëve janë refugjatë dhe të zhvendosur brenda vendit ... duhet të jetë një përparësi", tha agjencia e OKB, UNICEF.

Pavarësisht marrëveshjeve me qeverinë etiopiane, agjencitë humanitare thonë se atyre u është ndaluar hyrja në Tigray.

Forcat qeveritare kanë luftuar kundër luftëtarëve të Tigray që nga 4 nëntori.

Qeveria thotë se ka nën kontroll rajonin dhe konflikti ka mbaruar. Por Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray  thotë se ai ende po lufton në fronte të ndryshme.

Qindra, madje mijëra njerëz mendohet se janë vrarë në konflikt, ndërsa rreth 50,000 janë larguar në Sudanin fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco