BE jep 7.9 miliardë euro, krijohet Fondi Evropian i Mbrojtjes

BE jep 7.9 miliardë euro, krijohet Fondi Evropian i Mbrojtjes

16:14, 15/12/2020

27 vendet e bllokut kanë gjetur dakordësinë për krijimin e Fondit Evropian të Mbrojtjes.

Fondi ka një buxhet prej rreth 7.96 miliardë eurosh dhe do të përdoren për një periudhë 6 vjeçare dhe paratë do të shkojnë për hulumtime dhe përparimin e mbrojtjes së bllokut.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se 27 vendet anëtare do të krijojnë për herë të parë një fond për të mbështetur programet e hulumtimit dhe zhvillimit të mbrojtjes së bllokut si dhe për të rritur efikasitetin e inovacionin në sferën ushtarake.

Sipas një deklarate të Këshillit Evropian, Fondi Evropian i Mbrojtjes ka një vlerë prej rreth 7.95 miliardë eurosh dhe do të shtrihet për një periudhë 6 vjeçare, nga 2021 deri në 2027.

Rreth një e treta e parave do të përdoren në projekte kërkimore ndërsa pjesa tjetër e fondeve do të shkojë për zhvillimin e teknologjive në fushën e mbrojtjes. 

Këshilli I Presidencës gjermane tha të hënën se kishte arritur një marrëveshje të përkohshme politike me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian mbi Fondin Evropian të Mbrojtjes.

Fondi pritet t'i japë gjithashtu BE-së instrumente më të mira financiare dhe legjislative për të promovuar ‘aftësinë konkurruese, efikasitetin dhe inovacionin e bazës së saj mbrojtëse, teknologjike dhe industriale’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco