Shpërthejnë protestat në Holandë, kundër bllokimit 5 javor

Shpërthejnë protestat në Holandë, kundër bllokimit 5 javor

16:15, 15/12/2020

Kanë shpërthyer protestat në Holandë pas njoftimit të bllokimit 5 javor të vendit nga kryeministri, Mark Rute.

Të paktën 5 persona janë vënë nën pranga gjatë protestave të paautorizuara në Hagë dhe Roterdam, pas njoftimit të karantinës kombëtare nga kryeministri Holandez, Mark Rute.

Në Hagë protestat nisën në orën 19.00 ndërkohë që kryeministri Rute njoftonte masat e reja të bllokimit në një dalje televizive drejtuar kombit.

Protestuesit fishkëllenin, brohorisnin dhe I binin tenxhereve, pranë godinës ku Rute po mbante fjalimin, ndërsa zhurma që vinte nga jashtë mund të dëgjohej edhe në televizion.

Ndërkohë në Roterdam, protestuesit u mblodhën në sheshin e bashkisë për të marshuar më pas në qendrën e qytetit. Protestuesit kërkonin dorëheqjen e kryeministrit ndërsa thërrisnin me zë të lartë, liri.

Kryeministri holandez, Mark Rut urdhëroi mbylljen e bareve, restoranteve dhe kafeneve në përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit të ri në vend. Shitja e alkoolit do të jetë gjithashtu e ndaluar pas orës 20 ndërsa vendosja e maskave në vende të mbyllura tashmë është e detyrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco