Zv kryeministri i Malit të Zi vizitën e parë  e zhvilloi në Komunën e Tuzit

Zv kryeministri i Malit të Zi vizitën e parë e zhvilloi në Komunën e Tuzit

15:42, 14/12/2020

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit  Nik Gjeloshaj, bashkë me nënkryetarët e Komunës,.Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, priten në takim, Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z Dritan Abazoviq i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq.

Kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj, uroi zëvendëskryeministrin Abazoviq për postin e ri si dhe ministrat Millatoviq dhe Spajiq, duke ju uruar sukses në punët e tyre, duke treguar dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim ndër institucional.

Ndërsa,  Abazoviq, vlerësoi këtë takim si tejet të rëndësishëm, ku theksoi se kjo ishte edhe vizita e parë zyrtare e tij në postin e Zëvendëskryeministrit. “Menaxhimi dhe funksionimi i Komunës së Tuzit, si komunës më të re në Mal të Zi, është për çdo lëvdatë”, - tha mes të tjerave Abazoviq, gjatë bisedës ku u dakordësuan projekte të rëndësishme të cilat do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco