FOTO/ Të shtëna pas koncertit në një kishë, qëllohet për vdekje agresori

FOTO/ Të shtëna pas koncertit në një kishë, qëllohet për vdekje agresori

11:23, 14/12/2020

Një burrë u qëllua për vdekje nga Policia, pasi hapi zjarr pranë një turme prej qindra njerëzish të mbledhur për një koncert Krishtlindjesh të dielën pasdite në shkallët e Katedrales “Saint John the Divine”, Manhattan.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse personi i armatosur po qëllonte drejt dikujt nga turma, por kisha tha në një postim në “Facebook” se ai dukej se po qëllonte në ajër. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas Policisë, burri kishte një armë në secilën dorë dhe hapi zjarr nga prapa një kolone mermeri përpara dyerve të mëdha prej druri të kishës, të cilat ishin zbukuruar me kurora për Krishtlindje.

Tre oficerë që ndodheshin pranë iu kundërpërgjigjën me të shtëna, duke e goditur të armatosurin në kokë. Nuk është ende i qartë motivi i sulmit por sipas dëshmitarëve agresori – i veshur me një xhaketë të zezë, kapele të bardhë bejsbolli dhe çantë shpine të kuqe – bërtiti “Më vrisni”.

Mark D. Levine, një këshilltar i qytetit që përfaqëson rrethin ku ndodhet kisha, tha se personi i armatosur dukej se ishte i sëmurë mendor.

Policia gjeti dy armë zjarri gjysmëautomatikë nga vendi i ngjarjes, së bashku me një qese të mbushur me benzinë, tel, litar, thika të shumta, shirit dhe një Bibël.

Policia tha se po pret për gjurmët e gishtërinjve për të konfirmuar nëse atentatori është një 52-vjeçar me rekod të gjatë penal, duke përfshirë një dënim për vrasje të shkallës së dytë në vitin 1990.

Të shtënat filluan disa minuta pas përfundimit të koncertit, tha Lisa Schubert, një zëdhënëse e katedrales që ishte dëshmitare e ngjarjes.  “Ishte thjesht bukur, por në fund ky person filloi të qëllojë. Të gjithë janë në shok ”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco