Britani: Ndërron jetë shkrimtari i njohur John Le Carre

Britani: Ndërron jetë shkrimtari i njohur John Le Carre

07:27, 14/12/2020

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare romancieri David John Moore Cornwell, i njohur  me pseudonimin John Le Carre.

‘Me trishtim të madh duhet të ndaj me ju lajmin se David Cornwall i njohur në botë si John Le Carre vdiq pas një sëmundje në Cornwall të shtunën pasdite (12 dhjetor). Ishte një gjigand i padiskutueshëm i letërsisë angleze që përkufizoi erën e Luftës së Ftohtë dhe foli pa frikë të vërtetën e pushtetit ’ tha agjenti i tij.

‘Ai ishte 89 vjeç. Ngushëllimet tona shkojnë për katër djemtë dhe gruan e tij të dashur Jane’ shtoi ai.

Le Carre lindi në vitin 1931 dhe ndoqi universitetin e Bernës dhe Oksfortit.

Ai shërbeu shumë shkurt në Inteligjencën Britanike gjatë Luftës së Ftohtë.

Vepra e tij më e famshme ishte "“Spiuni që u kthye prej të ftohtit”.," i cili u botua në 1963 dhe e bëri le Carre shkrimtar spiunazhi më të famshëm në botë.

Le Carre gjithashtu shkroi "Tinker Tailor Solider Spy" dhe "A Mo.st Wanted Man", të cilat u bënë dhe filma.

Historiani dhe autori britanik Simon Sebag Montefiore shkroi në Twitter se ai ishte shumë i trishtuar  për vdekjen e le Carré, duke e quajtur atë një "titan të letërsisë angleze".

Në shqip le Carre ka ardhur me veprat “Kopshtari i paepur” dhe “Spiuni që u kthye prej të ftohtit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco