Covid, ministri italian: Në janar nis vaksinimi, shqetësim festat e fundvitit

Covid, ministri italian: Në janar nis vaksinimi, shqetësim festat e fundvitit

14:47, 12/12/2020

Italia do të nisë në janar vaksinimin e popullsisë me vaksinën kundër coronavirusit dhe ka propozuar që vaksinimi të nisë në të njëjtën ditë për gjithë Evropën.

Lajmi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili ka shtuar se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe i sigurt, me kulmin në pranverë e verë.

Përtej shpresës, ministri italian shprehu edhe shqetësimin për një përhapje të gjerë të virusit gjatë festave të fundvitit.

‘Jam i shqetësuar për dy javët e festave. Nuk është se nga janari e shkurti do t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe duhet ta fiksojmë në mendje që gjatë kësaj periudhe të kemi sjelljen e duhur dhe prandaj po bëjmë edhe thirrje që gjatë festave të jemi shumë të vëmendshëm, sepse qarkullimi viral mund të forcohet kur ndryshojnë sjelljet e bëhen të tilla që favorizojnë rinisjen e qarkullimit’, tha ministri, emri i të cilit në italisht do të thotë pikërisht shpresë.

Lajm inkurajues jep edhe drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, i cili thotë se ‘numri i rasteve të reja është ende sinjifikativ, ndonëse kurba është në zbritje, në Itali dhe Evropë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco