Ahmeti mendon se përpjekjet qeveritare të koalicionit duhet të vazhdojnë

Ahmeti mendon se përpjekjet qeveritare të koalicionit duhet të vazhdojnë

14:09, 12/12/2020

Kryetari i BDI-së ALi Ahmeti në Maqedoninë e Veriut, ka takuar  kryeministrin Zoran Zaev ku kanë diskutuar  punëtn dhe sfidat.

"Sot në qeveri takova kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim", tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së shtoi se kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar. 

"Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njejtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar", tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco