Forcat godet Komunën e Ulqinit se po qeveriset Komuna në mënyrë të papërgjegjshme

Forcat godet Komunën e Ulqinit se po qeveriset Komuna në mënyrë të papërgjegjshme

16:48, 11/12/2020

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Ulqin Nazif Cungu ka folur rreth zhvillimeve   buxhetore atje.

Ai tregoi se  në dhjetor diskutojmë për llogarinë përfundimtare të vitit 2019 dhe rebilansin e buxhetit të vitit 2020, jashtë afateve ligjore sepse llogaria përfundimtare Kuvendit i niset deri në fund të majit, e rebilansi duhet të miratohet deri në fund të tetorit.
 
Rebilansi i vitit 2020 nuk është hartuar/planifikuar në mënyrë profesionale dhe nuk kemi kurrfarë përgjëgjësie nga propozuesi i rebilansit

Disa pika nga rebilansi për arsyen e shëndoshë njerëzore vërtetë nuk mund të kuptohen:

Si mundet për Qendren për Kulturë, të cilës me buxhet t'i parashikohet shuma 280.000 €, e me rebilans shum 170.000€

Si mundet për Ndërmarrjen për Mbrojtjen e Egërsirave me buxhet t'i parashikohet shuma 100.000€, me rebilans t'i parashikohet shuma 120.000€, e  deri sot t'i jenë paguar ??145.000€??

Si mundet që studentëve me buxhet t'i dedikohet shuma prej 15.000€ e me rebilans shuma t'i ulet në 7.000€, duke ditur faktin që në kohë pandemie studentët kanë nevojë për më shumë mbështetje

"Dhe goditja më e madhe që i bëhet arsyes njerëzore dhe zemrës së prindit është ulja e fondeve për Qendrën Ditore „SIRENA" nga 60.000€ në  40.000€", tha Nazif Cungu. 

Sipas tij një propozim i tillë i rebilansit nuk është dashur në ketë formë të sillet në Kuvend, duke ditur që është e pamundur që ai të realizohet për 20 ditët e mbetura të këtij viti

"Është koha të themi mjaft?? sepse nuk mund të vazhdohet të qeveriset Komuna e Ulqinit në mënyrë të papërgjegjshme sidomos kur zhirollogaria është e bllokuar e matematika e financave pret padrejtësisht ardhmërinë e qytetit - studentët, OJQ-të e qytetit, kulturën, sportin dhe fëmijët me nevoja të veçanta",tha kryetari i Forcës në Ulqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco