‘Hapim gropa natën dhe varrosim ditën’, varrmihësi rrëfen tmerrin: Ja frika që na shoqëron…

‘Hapim gropa natën dhe varrosim ditën’, varrmihësi rrëfen tmerrin: Ja frika që na shoqëron…

11:14, 10/12/2020

Krahas mjekëve dhe infermierëve, janë edhe punonjësit e varrezave ata që po përballen me një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë.

Mediat greke i referohen situatës në Selanik, një ndër rajonet më të prekura nga koronavirusi, ku punonjësit që hapin varret dhe kryejnë varrimin e të vdekurve nga koronavirusi theksojnë se ndjehen më tepër se të frikësuar.

“Na duhet të hapim varre natën dhe të varrosim gjatë ditës. Jemi gjithë kohën të rrezikuar pasi vazhdimisht kemi kontakt me trupa që kanë vdekur nga koronavirusi”, shprehen ata për “ThessToday“, raporton abcnews.al.

Më tej, njëri prej punonjësve shpjegon edhe dhimbjen me të cilën përballen gjatë punës së tyre.

“Është e rëndë që të varrosësh njerëz, të cilëve nuk u është dhënë as lamtumira e fundit prej familjarëve të tyre teksa ishin gjallë. Varrosim njerëz të moshave të ndryshme. Mund të ndodhë që në varrin ngjitur është një nënë që vajton teksa ti po hap një varr tjetër. Thjesht të duhet të ulësh kokën dhe të punosh”, shprehet ai.

Varrazat e të vdekurve nga koronavirusi janë në një vend të veçanthë krahasuar me ato të të vdekurve nga shkaqe të tjera dhe kjo lidhet me mënyrën se si mblidhet trupi.

“Varrezat normale hapen pas 3 vitesh dhe nxirrën eshtrat për të hapur vend për të vdekur të tjerë, kurse të vdekurit nga koronavirusi duhet të rrinë 10 vjet ose më tepër pasi trupat janë të mbledhur me një veshje plastika, e cila do kohë që të dekompozohet”, vijon një tjetër.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco