Ministri Britanik i Shëndetësisë përlotet pas vaksinimit të parë

Ministri Britanik i Shëndetësisë përlotet pas vaksinimit të parë

13:21, 08/12/2020

Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock nuk mundi të mbajë lotët kur pa 90-vjeçaren Maggie Keenan të bënte vaksinën e parë Pfizer për koronavirusin në botë .

90-vjeçarja i shkaktoi emocione të mëdha Ministrit të Shëndetësisë, i cila së bashku me 81-vjeçarin William Shakespeare u bë gruaja e parë dhe burri i parë në botë që u vaksinuan.

Hancock u duk se fshiu lotët ndërsa fliste me Piers Morgan në ITV's Good Morning Britani, megjithatë shumë në mediat sociale e kanë akuzuar atë për 'lot krokodili'.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë ka filluar vaksinimin në luftën kundër koronavirusit: vaksina Pfizer, ruhet si 'bebja e syrit' në 50 spitale.

Sot, 5,000 njerëz pritet të vaksinohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Matt Hancock, i ngazëllyer, tha se në një 2020 të zezë ai pa shpresë përmes fillimit të vaksinimeve që do të fillojnë të ndryshojnë jetën tonë për mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco