Boris Johnson: Marrëveshja për Brexit duket 'shumë, shumë e vështirë'

Boris Johnson: Marrëveshja për Brexit duket 'shumë, shumë e vështirë'

11:40, 08/12/2020

Kryeministri britanik tha se ai është i gatshëm të vazhdojë të negociojë një marrëveshje tregtare me BE dhe mbetet "optimist" në lidhje me takimin e tij të ardhshëm ballë për ballë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur gjatë një vizite në një spital të Londrës sot (8 dhjetor), Boris Johnson theksoi se bisedimet janë "të ndërlikuara" dhe arritja e një marrëveshjeje "duket shumë, shumë e vështirë për momentin".

Pas një telefonate me von der Leyen të hënën, udhëheqësit ranë dakord që negociatat ishin të bllokuara por që ata do të takoheshin personalisht "në ditët në vijim".

''Ne do të shohim se ku do të arrijmë gjatë dy ditëve të ardhshme, por unë mendoj se pozicioni i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është se ne jemi të gatshëm të angazhohemi në çdo nivel, politik ose tjetër, jemi të gatshëm të provojmë gjithçka", tha Johnson.

 "Por ka vetëm kufij përtej të cilave asnjë qeveri apo vend i arsyeshëm i pavarur nuk mund të shkojë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë atë."

Kryeministri ishte duke folur gjatë një vizite për të shënuar fillimin e  vaksinimit të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

 Ai tha se njerëzit që kundërshtojnë të vaksinohen janë "krejtësisht të gabuar" dhe "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco