Greqi, dënohet ashpër 'bumi' i infeksioneve prej gabimit të një laboratori

Greqi, dënohet ashpër 'bumi' i infeksioneve prej gabimit të një laboratori

10:37, 08/12/2020

Guvernatori rajonal i Kilkis tha të martën se një rritje e numrit të ri të infeksioneve të raportuara në rajonin verior grek të hënën ishte rezultat i një gabimi të bërë në një laborator privat diagnostikues në qytetin e Selanikut.

Në një njoftim, Andreas Vergidis tha se laboratori në fjalë nuk kishte raportuar ndonjë nga testet e tij pozitive tek Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) - agjenci e Ministrisë së Shëndetësisë përgjegjëse për mbledhjen dhe raportimin e numrave të rasteve - që nga 24 nëntori derisa publikoi shifrat totale për periudhën deri më 7 dhjetor.

Si rezultat i këtij "gabimi të pakonceptueshëm", tha ai, EODY raportoi një rritje prej 102 infeksionesh të reja të hënën, nga të cilat 92 ishin nga ky laborator në fjalë.

Incidenti, shtoi Vergidis, "lëkund besimin e publikut në një kohë që është thelbësore për efektivitetin e masave që synojnë mbrojtjen dhe forcimin e mëtejshëm të shëndetit publik kundër armikut të padukshëm të Covid-19".

Ai vazhdoi duke bërë thirrje për një hetim që do të "rikthejë besueshmërinë e agjencive zyrtare dhe besimin e qytetarëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco