Vdes legjenda e aviacionit amerikan, i pari që theu barrierën e zërit

Vdes legjenda e aviacionit amerikan, i pari që theu barrierën e zërit

09:32, 08/12/2020

Piloti legjendar i aviacionit amerikan Chuck Yeager, i pari që theu barrierën e zërit, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Njoftimi për vdekjen u bë nga gruaja e tij Victoria, në profilin e Tëitter-it të ish-pilotit.

“Me hidhërim të thellë – tha ajo – duhet t’ju them se dashuria e jetës sime, gjenerali Chuck Yeager, vdiq pak para orës 21:00. "Ishte një jetë mahnitëse. Ai ishte piloti më i madh amerikan, forca, aventurizmi dhe patriotizmi i të cilit do të kujtohet përgjithmonë ", shkroi gruaja e tij.

Para se të fitonte famë botërore, ai ishte gjithashtu një pilot luftarak në Luftën e Dytë Botërore, dhe gjatë karrierës së tij ai u bë piloti më i dekoruar Amerikan në histori. Për herë të fundit ai theu barrierën e zërit si 89-vjeçar, në 2012.

Yeager, në komandën e Bell X-1, theu murin e zërit më 14 tetor 1947, duke arritur 1,299 km/h. Sapo ndërmarrja sekrete doli në shtyp, Yeager u bë një yll në kopertinën e “Time”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco