Adoleshenti që i preu kokën mësuesit në Francë, varroset si hero në Çeçeni Abdullakh Anzorov

Adoleshenti që i preu kokën mësuesit në Francë, varroset si hero në Çeçeni

09:08, 08/12/2020

Adoleshenti që i preu kokën mësuesit të shkollës frënge Samuel Paty pranë Parisit në një sulm të tmerrshëm, iu bë një funeral si hero në Çeçeni, vendin ku ai kishte lindur.

Pamjet nga kjo fundjavë tregojnë pjesëmarrësit në varrimin e 18-vjeçarit Abdullakh Anzorov - në fshatin e tij të lindjes Shalazi të Rusisë. Rreth 200 vetë morën pjesë në funeralin sipas ritit mysliman në kushte të ngricës, prej nga BAZA Media  raporton se Anzorov ishte varrosur "me nderime".

Pamjet në video tregonin vajtuesit që brohorisnin 'Allahu Akbar', që do të thotë 'Zoti është i madh', ndërsa ecnin së bashku me arkivolin e tij.

Disa klipe u shpërndanë në një numër platformash online, me njërin që mbante një mesazh që e cilësonte atë si "Luani i Islamit".

Në një mesazh me video thuhej: "Luani i Islamit ka mbërritur në truallin ku lindi sot dhe është kthyer në tokë.  Askush përveç Allahut nuk ka forcë dhe fuqi."

Vrasësi, trupi i të cilit ishte kthyer nga Franca të shtunën, u mbart nëpër fshat nga njerëzit e përzishëm në Urus-Martanovsky.

Më 16 tetor, mësuesit Samuel Paty iu pre koka jashtë portave të kolegjit ku ai u dha mësim nxënësve,  kolegj që ndodhet në Conflans-Sainte-Honorine, në veri të Parisit.

Anzorov u qëllua për vdekje nga policia franceze pak më vonë në periferi të Parisit.

Mësuesi u vra pas një fushate të filluar në internet nga prindërit myslimanë të zemëruar me të pser shfaqi  karikaturat e Profetit Muhamed për studentët e tij.

Z. Paty kishte përdorur karikaturat nga revista Charlie Hebdo si pjesë e një ore mësimi për rëndësinë e fjalës së lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco