Vritet me thikë në gjoks murgu i manastirit në Bosnje

Vritet me thikë në gjoks murgu i manastirit në Bosnje

09:11, 08/12/2020
Banorët e Sipovos së Bosnjës u tronditën të nartën nga një krim i paparë, pasi një murg u gjet i vdekur në manastirin e fshatit Glogovac me plagë në trup të shkaktuara me thikë, nga të cilat edhe humbi jetën, raporton “Nezavisne novine”, transmeton Gazeta Express.
Megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia, një kordon i policisë dhe ekuipazheve të ambulancës kaloi përmes Sipovos, shkruan Vijesti.ba .
Sipas informacioneve jozyrtare, Murgu u godit me thikë në gjoks. Gjithashtu, siç zbulon Nezavisne, policia është në kërkim të një burri, i cili mund të jetë i lidhur me krimin, por informacionu nga autoritetet kompetente nuk është konfirmuar ende.
Në faqen zyrtare të manastirit thuhet: “Me pikëllim, ne informojmë të gjithë njerëzit e Manastirit të Glogovacit se një autor i panjohur vrau At Stefanin, një murg i vjetër i Manastirit të Glogovacit, me një thikë në mbrëmjen e 7 dhjetorit. Të gjitha detajet i këtij krimi të tmerrshëm do të shpallet më vonë si dhe do të bëhet e ditur koha e varrimit të murgut martir Stefan. KUJTESA E PNRJETSHME POUR JU, ATATN TON AND DHE VROLLAT STEFANI!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco