Fotot e dasmës/ Dhëndri i Putin mori ‘dhuratë’ 380 mln USD

Fotot e dasmës/ Dhëndri i Putin mori ‘dhuratë’ 380 mln USD

20:10, 07/12/2020

Fotot e dasmës së vajzës së presidentit rus, Vladimir Putin kanë rrjedhë në media. Sipas Daily Mail, Katerina Tikhonova u martua në vitin 2013 me Kirill Shamalov.

Pak pas martesës, ai bleu për vetëm 100 dollarë aksione në një kompani petro-kimike me vlerë plot 380 milionë dollarë. Dasma e tyre zgjati tre ditë dhe u organizua në një resort skish në vitin 2013.

Sipas kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, dhëndri mori ‘380 milionë dollarë si dhuratë dasme’ Duke iu përgjigjur raportimeve, Kremlini tha se këto janë gënjeshtra.

Raportimet mediatike thonë se Shamalov bleu 3.8 përqind të aksioneve në një kompani me vlerë 10 miliardë dollarë.

Kjo marrëveshje e katapultoi menjëherë atë në rrethin e miliarderëve të rinj të Rusisë.

Martesa e tyre erdhi në fund në vitin 2018, kur Shamalov u përfshi në një aferë me Zhana Volkova, një personazh i njohur i jetës sociale në Moskë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco