Brexit/ Rinisin bisedimet, një përpjekje përfundimtare për marrëveshjen tregtare

Brexit/ Rinisin bisedimet, një përpjekje përfundimtare për marrëveshjen tregtare

09:49, 07/12/2020

Bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian do të rinisin sot, në një përpjekje përfundimtare për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit.

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit Michel Barnier tha se nuk kishte ende ndonjë marrëveshje në bisedimet tregtare të Britanisë, i tha një diplomat i lartë agjencisë “Reuters”.

Barnier tha se tre çështjet më të diskutueshme në negociata nuk janë zgjidhur ende, sipas diplomatit, i cili po merrte pjesë në konferencën me dyer të mbyllura.

Barnier duhej të vazhdojë bisedimet me homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, David Frost dhe ekipet e tyre gjatë ditës së sotme, përpara se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të flasë me kryeministrit Britanik Boris Johnson.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje në ditët e ardhshme, atëherë, si parazgjedhje, një skenar pa marrëveshje do të jetë shumë I mundur.

Periudha e tranzicionit që përfundon në fundin e vitit dhe një dalje pa marrëveshje për Britaninë do të sillte përçarje por edhe shumë kosto për vendin dhe kompanitë që operojnë në BE.

Ditën e hënë Britania do të kërkoi të miratoi Projekt Ligjin e Tregut të Brendshëm që shkel traktatin e Brexit me BE-në.

Ndërsa koha po mbaron palët janë të ndara në disa pika që mundet në fund të prodhojnë një Brexit pa marrëveshje dhe kjo do të ishte një humbje e madhe ekonomike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco