Turqia është lëkundur ditën e sotme nga një tërmet.
Tërmeti u ndje në Antalia, Mugla, Mersin, Isparta, Adana dhe shumë provinca përreth
AFAD njoftoi se tërmeti me madhësi 5.2 u regjistrua pranë rrethit Gazipa të Antalias në orën 15.44 (lokale).
Ndërkohë, Observatori Kandilli njoftoi madhësinë e tronditjes si 5.4.
Sipas të dhënave të para tërmeti kishte në një thellësi prej 77.58 kilometrash.
Lëkundjet kanë qenë të forta, ndërsa qytetarët kanë dalë jashtë banesat e tyre për shkak të frikës.
Kryetari i Komunës të Antalias, Muhittin Bocek, i cili është i izlouar në shtëpinë e tij për shkak se është i infektuar me COVID-19 bëri një deklaratë në lidhje me tërmetin në Twitter.
Bocek tha:
"Nuk ka asnjë njoftim dëmë materiale dhe humbje jete, ua përcjell urimet e mia bashkatdhetarëve të mi dhe ju bëjë me dije se të gjitha ekipet tona janë në gatishmëri."
© SYRI.net