Rrëzimi i mikut të Kosovës: Demokrati pro-hebre zëvendëson Eliot Engelin në krye të Komitetit për Punë të Jashtme

Rrëzimi i mikut të Kosovës: Demokrati pro-hebre zëvendëson Eliot Engelin në krye të Komitetit për Punë të Jashtme

14:03, 04/12/2020

Kongresmeni Gregory Meeks u votua nga kolegët e tij demokratë që të zëvendësojë si kryesues të Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme, Eliot Engelin.

Madje Meeks ia doli ta mposhte me vota edhe politikanin më progresiv, Joaquin Castro – i cili është vëllai binjak i kandidatit për president në garën preliminare të sivjetme, Julian Castron.

Meeksi për kohë të gjatë e ka përshkruar veten si një mbështetës shumë të fortë të marrëdhënieve ShBA-Izrael, duke votuar në favor të mbështetjes ushtarake për shtetin hebre.

Meeksi e mposhti bindshëm Castron, 148 me 78. Ai do të jetë i pari kongresmen i zi në krye të këtij komiteti, raporton Periskopi.

Edhe Engel njihej për lidhje të forta me establishmentin pro-Izrael në Washington.

Engel kishte qenë një ndër miqtë më të mëdhenj edhe të Kosovës por u mposht në distriktin e tij pas 32 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco