VIDEO/ Meteori hyn në orbitën e tokës, një shpërthim i fortë dëgjohet në New York

VIDEO/ Meteori hyn në orbitën e tokës, një shpërthim i fortë dëgjohet në New York

10:46, 04/12/2020

Në SHBA është dëgjuar një zhurmë që vinte nga hapësira dhe sipas autoriteteve ishte shpërthimi i një meteori që u fut në orbitën e tokës

Një meteor fluturoi mbi liqenin e Ontario me shpejtësi të madhe, i cili shpërtheu kur hyri në atmosferën e Tokës. Nuk ka shumë video të asaj ngjarjeje, sepse ndodhi gjatë ditës, por kamerat e vendosura në kullën CN të lartë 553 metra në Toronto arritën të regjistronin një shkrepje spektakolare të një shpërthimi meteori.

Meteori hyri në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej mbi 90,000 kilometra në orë përpara se të shpërbëhej me tingullin e fuqishëm të një shpërthimi që u dëgjua në shtetin amerikan të New York-ut dhe vetë qytetin e New York-ut,

Meteori shpërtheu në një lartësi prej 35 kilometrash, sipas të dhënave nga NASA, midis Rochester dhe Syracuse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco