Abazoviq: Më kanë oftuar 21 mln euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviqin

Abazoviq: Më kanë oftuar 21 mln euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviqin

08:45, 04/12/2020

Parlamenti i Malit të Zi ka nisur diskutimet për miratimin e qeverisë së re.

Ajo që bëri jehonën më të madhe ishte fjalimi i drejtuesit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, i cili tha se i janë ofruar 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Abazoviç, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër mbrojtje tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviqin. Qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri shkaku i qeverisë së kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco