Pentagoni e zyrtarizon tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani

Pentagoni e zyrtarizon tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani

12:03, 03/12/2020

Pentagoni ka miratuar planet për tërheqjen e trupave nga Afganistani, të cilat do të vazhdojnë të mbajnë dy baza më të mëdha në vend, konfirmoi komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Mark Miley.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane njoftoi të Mërkurën se, përveç dy bazave më të mëdha të SHBA, ata do të ruajnë edhe disa baza satelitore. Sidoqoftë, ai nuk specifikoi se cilat baza do të mbyllen, raporton Reuters

Miley gjithashtu tha se ushtria amerikane do të vazhdojë dy misionet e saj themelore - për të siguruar ndihmë për forcat afgane të sigurisë që po luftojnë kundër Talibanëve dhe për të kryer operacione anti-terroriste kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe Al Kaeda.

Gjenerali nuk pranoi të spekulonte për vendimet që presidenti i sapozgjedhur i SHBA mund të merrte.

Gjithçka që do të pasojë pas kësaj do të jetë vendimi i administratës së re, tha Miley.

Muajin e kaluar, Presidenti i SHBA në largim Donald Trump vendosi të zvogëlojë numrin e trupave në Afganistan nga rreth 4,500 në 2,500 deri në 15 Janar të vitit të ardhshëm.

Qeveria e Afganistanit dhe përfaqësuesit e lëvizjes Talibane arritën një marrëveshje paraprake sot për të vazhduar negociatat e paqes, i cili është dokumenti i parë që të dy palët në konflikt kanë nënshkruar që nga shpërthimi i luftës civile 19 vjet më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco